Veliaj nuk zë mend me tenderat, qeras me 800 mln lekë Lushin e Shpresa.al

Veliaj nuk zë mend me tenderat, qeras…

Dosja “5D” është afera më korruptive e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Me drejtorët e tij më besnik në burg, dhe nën hetim nga SPAK, nuk e ndal Veliajn të vazhdojë talljen dhe shpërdorimin e parave publike. Me krah të ngrohta nga politika, lali i bashkisë po i sfidon hapur institucionet e drejtësisë.

Tenderi më i fundit që Veliaj ka dhënë është 800 milionë lekë të vjetra. Kjo “dhuratë” ka shkuar për Lushin e Shpresa.al. Tenderi është hapur në datën 12 mars 2024 nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, ndërsa si burim i financimit të 800 milionë lekëve është nga buxheti i Bashkisë së Tiranës.  Ky tender mban numrin e referencës REF-97983-03-11-2024.

Edhe pse në garë morën pjesë 6 operatorë, por fituesi i këtij tenderi për blerje inertesh ishte i paracaktuar. Për ta justifikuar gjithë këtë, në llojin e procedurës e kanë lënë të hapur që do pranohen edhe ofertat mbi kufirin e lartë monetar.

Ky tender, ashtu si çdo provë tjetër që bëhet publike, janë prova të reja, pse SPAK duhet të veprojë, dhe pse Veliaj nuk e meriton postin që mban. Shërbimi ndaj qytetarëve është zera, ndërsa favorizimi ndaj oligarkëve dhe miqëve është shumë i lartë. Kundër Veliajt, janë zhvilluar disa protesta, ndërsa në reagimin e fundit, edhe ambasada e SHBA në Tiranë e identifikoi Erion Veliaj si të korruptuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit