
Kanë mjaftuar pak orë reshje shiu mëngjesin e kësaj të mërkure që Tirana të përmbytet sërish.
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj duket se nuk ka zënë mend nga situate e ndodhur vetëm pak ditë më parë. Bllokimi i pusetave vijon të mbetet një problem dhe një nga shkaqet e kthimit të Tiranës në Venezia. Jo vetëm kaq, por edhe mungesa e mjeteve për punonjësit është një tjetër faktor.
Për punëtorët, në dispozicion janë një shufër hekuri, një veshje mbushama dhe një çadër. Kaq mjaftojnë për të pastruar pusetat kur ka reshje të mëdha shiu.
Por ndonëse për qytetarët çdo ditë me shi kthehet në një makth, sërish për Erion Veliajn Tirana është qyteti ku nuk ka përmbytje dhe në kryeqytet situata menaxhohet më mirë.
Por pak orë reshje intensive shiu, ashtu si sot apo pak ditë më parë, dhe nxjerrin zbuluar situatën reale, atë që jetojnë çdo ditë qytetarët dhe jo atë që del nga zyra e propagandës së kryetarit të Bashkisë.