Veliaj prek për herë të parë prangat, i shkojnë në mbledhjen bashkiake

Veliaj prek për herë të parë prangat,…

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka prekur këtë të premte për herë të para prangat me duar.

Ndonëse kryebashkiaku i Tiranës duhet të ishte mes 15 personave të arrestuar për inceneratorin e Tiranës, si kumbari i saj, ai ja ka hedhur paq dhe deri më tani nuk dihen arsyet pse nuk po preket nga drejtësia e re. Por në mënyrë simbolike, një nga anëtarët e këshillit bashkiak i ka dorëzuar Veliajt prangat, duke dhënë mesazhin se kryebashkiaku duhet të ishte sot pas hekurave.

Por, në gati 9 vite në krye të bashkisë më të madhe në vend, Veliajt i rëndojnë në kurriz shumë akuza, por vetëm në mbledhjen e kësaj të premteje arriti ti prekë nga afër prangat. Nuk dihet se si do të shkojë rrugëtimi i Veliajt në vazhdim, por ndaj tij ka disa kallëzime në SPAK për megaaferën e shekullit, por edhe për vrasjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Kujtojmë se në dosjen për arrestimin e Arben Ahmetajt, një kapitull i veçantë i kushtohej inceneratorit të Tiranës dhe përfshirjes së zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës në marrëdhënie direkte me Klodian Zoton. Një prej tyre ishte drejtori i bashkisë Taulant Tusha që i ka dërguar Zotos draftin e vendimit të Këshillit Bashkiak për inceneratorin. Vetë Veliaj përmendet për shkresën me të cilën mori përsipër angazhimin financiar për inceneratorin e Tiranës megjithëse çdo qindarkë që lëviz nga buxheti është kompetencë e Këshillit Bashkiak.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit