Veliaj presion ndaj JOQ dhe Lolita/ Federata Europiane e Gazetarve: Mos kërcënoni zërat kundërshtues

Veliaj presion ndaj JOQ dhe Lolita/ Federata…

Erion Veliaj është mësuar që mediat në Shqipëri të transmetojnë vetëm kasetat e tij të gatshme, fjalimet nga zyra e tij e shtypit apo intervistat e planifikuara me pyetjet e bëra nga vet ai. Në 8 vite në krye të bashkisë, Erion Veliaj është kryetari i vetëm, historik, që nuk ka zhvilluar një konferencë të hapur me gazetarët. E kur duket se vuri në kontroll redaksitë e televizioneve, Veliaj tentoi të vinte nën thumbrën e tij edhe mediat online duke shantazhuar JOQ Albania dhe Lolita.

Për këtë sulm të paprecedentë qe Veliaj kreu ndaj zërit opozitar dhe llogarikërues ndaj pushtetit lokal dhe qendror, ka reaguar edhe Federata Europiane e Gazetarëve. Kreu i kësaj federate Ricardo Gutiérrez, ka shprehur revoltimin e tij drejtpërdrejt ndaj kryebashkiakut Veliaj si minues i fjalës së lirë. Gutiérrez pranon se JOQ Albania dhe Lolita janë duke i kërkuar llogari atyre që janë në pushtet.

Një mison që duhet ta bënin mediat kombëtare, lokale dhe gjithë redaksitë e mundshme televizive, shumica e të cilave ulin kokën ndaj politikanëve. Publikimi i emrave, fotove, të dhënave familjare si dhe informacioneve nga jeta e përditshme e administruesëve të mediave online nga Veliaj, sipas kreut të federatës së gazetarëve është një shkelje e rëndë e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe të drejtës së anonimitetit.

Jam i indinjuar nga sjellja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në zbulimin e identitetit të administratorëve të faqeve satirike shqiptare në Facebook Lolita dhe JOQ. Këto faqe, edhe pse jo rreptësisht gazetareske, ndihmojnë që përmes humorit t’i kërkojnë llogari atyre që janë në pushtet (doni apo s’doni).
Zoti Veliaj publikoi emrat dhe informacionet familjare shumë private të këtyre personave, duke pretenduar se i kishte “identifikuar”, duke i vënë kështu në rrezik fizik direkt. Vetëm pak orë më parë ai i përmendi sërish dhe tha se policia po shkon drejt tyre, duke sugjeruar se mund të arrestohen.
I kujtoj zotit Veliaj se pak ditë më parë u vra një person në ambientet e Top Channel në Shqipëri dhe se nuk duhet të kontribuojë në një përkeqësim të mëtejshëm të sigurisë së komentuesve publik.
Kjo është një shkelje e rëndë e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe të drejtës së anonimitetit. Shpresoj qe Kryeministri Edi Rama te sigurohet qe kjo sjellje e rrezikshme te ndalet menjehere. Zyrtarët publik pritet të mbrojnë demokracinë dhe lirinë e shprehjes. Jo për të kërcënuar dhe frikësuar zërat kundërshtues
” – mbyll deklaratën kreu i Federatës Europiane të Gazetarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit