
Gjatë ditës së sotme, FSHF publikoi audiopërgjimin me të cilën tregon se vërtetohet presioni që bën kryebashkiaku Erion Veliaj për të ndaluar rikandidimin e Dukës. Pas nxjerrjes së audios, ka reaguar gazetari i Edi Ramës, Mero Baze. Sipas Bazes, skandali real nuk është gjuha e ulët e Veliajt, por tentativat e Dukës për të fituar zgjedhjet sipas tij me vota të vjedhura për të gjashtën herë.
Mero Baze në Facebook
Skandali real me Federatën e Futbollit është fakti që Armando Duka po tenton të zgjidhet për herë të gjashtë me vota të vjedhura. Kundrëvënia ndaj këtij akti sado e pataktë të jetë është shumë më e moralshme se sa vendosmëria e Federatës për të mos bërë zgjedhje të lira. Se siç kanë thënë këta të “Foltores” kur preken votat, revolucioni bën punë. Apo kanë ndryshuar?