Veliaj shkel urdhrin e Manastirliut: Organizon koncert pavarësish ndalimit të grumbullimeve

Veliaj shkel urdhrin e Manastirliut: Organizon koncert…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shkel urdhrin e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu tha dje se përkundër përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, masat për parandalim e COVID-19, mbeten në fuqi. Ajo saktësoi se disa aktivitete si dasmat, lojërat në ambjente të mbyllura, kinematë, teatrot e tubimet do të vazhdojnë të ndalohen.

Manastirliu shtoi se do të ketë një vlerësim të vazhdueshëm ndaj këtyre veprimtarive nëse ato duhet të rihapen.

Pavarësisht këtij urdhri, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj organizoi një koncert në Amfiteatrin e Tiranës. Nga pamjet e publikuara nga vetë ai në rrjetat sociale, dukej se të pranishmit nuk po respektonin distancimin social.

/Gazeta Atdheu/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit