Veliaj shpenzon 5 mld Lekë për rindërtimin e godinës së re të UKT/ Fituesit, ‘peshkaqenët’ e zakonshëm

Veliaj shpenzon 5 mld Lekë për rindërtimin…

Kryetari i Bashkisë së Erion Veliaj vijon të shpenzojë miliarda nga taksat e qytetarëve të Tiranës në fasada e rindërtime godinash. Rreth 5 miliardë Lekë është shuma që shefi i bashkisë së kryeqytetit ka lidhur me dy kompani, për rindërtimin e godinës së re të UKT-së, që sipas projektit, pritet të rikthehet në një ndërtesë luksoze.

Projekti i godinës së re të UKT

Tenderi

Së fundmi, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, nën varësi të Bashkisë së Tiranës, ka shpallur fituesin e tenderit me objekt “Ndërtimi i Godinës së Re të Ujësjellësit”. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Prokurimeve Publike, në garë për tenderin me fond limit rreth 5 miliardë L – 480.000.551,56 Lekë pa TVSH kanë marrë pjesë tre kompani.

“Elda–Vl” SHPK nuk ka paraqitur ofertë ekonomike. “Ante Group” SHPK ka ofruar 475,174,806,50 56 Lekë pa TVSH dhe bashkimi i operatorëve ekonomikë “BO Gjikuria” SHPK &  “4 A-M sh.p.k” kanë paraqitur ofertën 470,353,557.45 Lekë pa TVSH.

Përveç firmës pa ofertë ekonomike, e skualifikuar është dhe “Ante Group” SHPK. Fituesi rezulton “BO Gjikuria” SHPK & “4 A-M sh.p.k”.

Pjesëmarrja e ulët – Fituesi i skualifikuar më herët

Një tjetër fakt rreth këtij tenderi është dhe numri i ulët i pjesëmarrësve pavarësisht se shuma e vënë në dispozicion nga UKT është ndjellëse. Praktikisht 2 garues, duke pasur parasysh se një prej firmave nuk ka ofruar vlerë ekonomike pavarësisht pjesëmarrjes.

Tenderi u shpall fillimisht në fund të Nëntorit 2019, pasi vendi u përfshi nga tèrmeti i fùqíshëm që solli víktíma, të lènduar dhe dème të konsiderueshme materiale.

Më pas, u anulua.

Në vendimin e datës 5 Maj 2020 të Komisionit të Prokurimeve Publike, i marrë në vijim të shqyrtimit të ánkesës së një operatori konkurent, u zbulua se Ujësjellës-Kanalizime Tiranë kishte ánuluar tenderin, pas skualifikimit të 9 operatorët ekonomikë që kishin paraqitur ofertat e tyre.

Pas dèshtimit, tenderi është rihapur dhe në të kanë pjesë 2 kompani, nga 9 që morën pjesë në thirrjen e parë.

Ankimuesi ishte kompania “4 A-M SHPK” (fituesi i tenderit pasi u rishpall) që garoi si bashkim operatorësh ekonomikë me “Alba Konstruction”. 

Fituesit, ‘peshkaqenët’ e zakonshëm

Dy kompanitë që kanë arkëtuar 4.7 miliardë Lekë nga kontrata me UKT për ndërtimin e godinës së re të Ujësjellësit, rezulton se kanë fituar shuma të majme në tendera publikë.

“GJIKURIA” SHPK, referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, është në pronësi të Florenc dhe Milo Gjikuria.

Nga të dhënat, rezulton se firma ka fituar rreth 46 miliardë Lekë gjatë qeverisjes së “Rilindjes”.

Sipas “Open Procurment Albania”, që prej fundit të vitit 2015, kompania ka arkëtuar në 8 tendera nga qeverisja vendore, një shumë prej rreth 7 miliardë Lekë. Tendera këto që i ka fituar e vetme.

Si bashkim operatorësh është shpallur fituese në 11 tendera, me shumë totale prej rretj 13.3 miliardë Lekë.

Gati 16 miliardë Lekë ka fituar nga 3 tendera në sektorin e shëndetësisë, 1 e vetme dhe dy në bashkëpunim me dy kompani të tjera.

Listës i shtohen dhe 9.8 miliardë Lekë në 5 tendera të lidhura me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

“4 A-M” SHPK, sipas të dhënave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, ka si pronar Ardit Metaliajn. Sipas raportimeve mediatike të pakonfirmuara, pas 4 “A-M” SHPK fshihet Bashkim Ulaj, një prej emrave të cilësuar si një nga oligarkët më të fuqishëm të Shqipërisë, për nga pasuria dhe lidhjet.

Sipas të dhënave të “Open Procurment Albania”, që prej vitit 2016, në 21 tendera ku ka garuar e vetme, kompania ka fituar nga qeverisja vendore rreth 14 miliardë Lekë – 1 408 376 448, 69 Lekë (të reja) pa TVSH.

Ndërsa në bashkëpunim me kompani të tjera – po nga qeverisja vendore, dy tendera në sektorin e shëndetësisë dhe një nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka përfituar më shumë se 11 miliard Lekë – 1 175 949 869, 78 Lekë pa TVSH.

Shumë prej tenderave të fituara nga dy kompanitë kanë shënimin me “flamur të kuq”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit