Veliaj si ‘sekser’ i Ramës në Kosovë/ Abdixhiku nuk e pret, takohet dhe frymëzohet nga Hoti

Veliaj si ‘sekser’ i Ramës në Kosovë/…

Kryebashkiaku i Tiranës e ka përmbyllur një vizitë të zbehtë në Kosovë me një fotografi me ish-kryeministrin Avdullah Hoti.

“Aktivizmi politik nuk është posti i përkohshëm, por misioni i përhershëm”, ka shkruar Veliaj, i zënë së fundmi edhe në përgjimet e Ndragetas-organizatës mafioze italiane.

Misioni i përhershëm i tij mbetet t’i shërbejë Edi Ramës.\

“Me mikun tim Avdullah Hoti në fund të vizitës me gjithë faktorët në Prishtinë – i lumtur që e shoh aktiv dhe pas detyrës si Kryeministër”, ka shkruar më tej Erioni.

Në fakt, faktori kryesor opozitar, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk e ka pritur fare Veliajn, misionarin e Ramës.

“ Ditët më të mira për Kosovën e Shqipërinë i kemi përpara!”, sipas këtij të fundit, por e thënia e saktë do të ishte “ ditë më të mira për Ramën e Vuçiqin po vijnë”.

Marrëdhëniet Tiranë-Prishtinë kurrë nuk kanë qenë më të dobësuara, sesa nën pushtetin e Ramës dhe vartësve të tij, ndërsa vasaliteti i kryeministrit socialist ndaj Beogradit po kërcënon seriozisht shqiptarët dhe stabilitetin në rajon.

Rama paturpësisht mbrojti Goran Bregoviqin, këngëtarin proserb që mbajti koncert në Korçë, përkundër qëndrimeve të tij anti-shqiptare.

Të gjithë gazetarët që bënë propagandcë në mbështetje të Bregoviqit dhe e sulmojnë Kosovën e Albin Kurtin në veçanti, gjenden në borderotë e Erion Veliaj në Tiranë, njeriu që merret me blerjen dhe shantazhimin e mediave për llogari të Ramës.

Pas përkeqësimit të imazhit të Ramës në opinionin kosovar veçmas, vizita e Veliajt, duket një përpjekje e mjerueshme për të dëshmuar një frymëmarrje tjetër në marrëdhëniet Tiranë-Prishtinë., të lënduara thellë sidomos me përfshirjen intensive të Ramës në tentativat për ndarjen e Kosovës.

Veliaj nuk harroi në postimet e tij në rrjetet sociale të falenderojë ‘miken e tij më të mirë’ Vlora Çitakun, ambasadore në SHBA, marionetë e Hashim Thaçit kur presidenti kosovar me Ramën e Vuçiqin, për pak sa nuk e copëtuan Kosovën.

Erioni, në përmbylljen e vizitës me Avdullah Hotin, na përkujtoi se çfarë marionetë është, duke u shfaqur në krah të një ish-marionete, kur Kosova rrezikohej të ndahej falë shefit të tij dhe bashkëpunëtorëve këndej e andej kufirit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit