Veliaj tru-shpërlan moshën e tretë! I moshuari: Të kishim nja 10 si ty!

Veliaj tru-shpërlan moshën e tretë! I moshuari:…

Fushata elektorale ka nisur me takimet e organizuara të administratës si dhe takimet e të moshuarve në lagjet e tyre. Ky është edhe grupi më lehtë i manipulueshëm nga politikanët, të cilët të parët i mbajnë në punë, e të dytët i gënjejnë me rritjen e pensioneve me thërrime. Të rinjtë janë larguar dhe kanë marrë rrugët e emigrimit, duke lënë pas votuesit kryesor të partive politike, militantët, të moshuarit dhe administratën.

Në këtë kushte edhe Erion Veliaj e ka më të thjeshtë të duket djalë i ri pasi rreth vetes mbledh vetëm pensionistët. Në fushatën propagandistike të mbjelljes së pemëve, u vërtetua sesa lehtë manipulohet mosha e tretë. Një pensionist e ka pritur Veliajn njësoj siç pritej Enver Hoxha dikur, me lavde e përqafime.

I moshuari i ka shprehur mbështetjen e tij Veliajt dhe socialistëve duke thënë se ata janë e ardhmja e Shqipërisë. Ndoshta i moshuari nuk ka fëmijë të larguar jashtë vendit e që për vite me radhë nuk e ka parë me sy, si shumë të moshuar të tjerë. Ndoshta i moshuari është i kënaqur me çmimet, normën e pensioneve, sigurinë për jetën si dhe luftën ndaj korrupsionit. Probleme këto që i vuajnë shumica e shqiptarëve që nuk janë militantë.

Po hajde o kryetar hajde, po hajde o dash. Po te kishim nja 10 Shqipëria si ty, jo vetëm një Erjonkë. Ne pleqtë nuk udhëheqim dot shtëpinë e jo të udhëheqim Shqipërinë. Po të them të vërtetën. Prandaj them të kshim nja 10 si ty, të bëhej Shqipëria e jashtëzakonshme. Suksese të më kesh dhe më tej. Na i shtove jetën” – i tha i moshuari Veliajt në një takim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit