
Para pak ditësh Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Tiranës shembi banesat e banorëve të lagjes “5 Maj”, ndërsa këta të fundit nuk ndalen deri në vënien e drejtësisë pasi që prej prishjes së shtëpive ata kanë mbetur në qiell të hapur, ndonëse temperaturat shënojnë deri në minus disa gradë celsius. Ndërkohë sot në mëngjes banorët e lagjes “5 Maj” dhe Laprakës në Tiranë janë mbledhur në protestë përpara Parlamentit. Ata kërkojnë nga Qeveria dhe institucionet përkatëse, transparencë lidhur me projektin e rindërtimit. Pas shembjes së shtëpive të tyre, banorë kërkojnë kontratë.
