Qeveria vendos! Shpronëson pronarët e “Sarajeve”, zbulohet shifra që është paguar

Qeveria vendos! Shpronëson pronarët e “Sarajeve”, zbulohet…

Gjatë ditës së sotme, Erion veliaj përmes një postimi në Tëitter ka bërë të ditur lajmin e shpronësimit të ndërtesës së “Sarajeve të Toptanëve”. Në post, veliaj shkruan se që nga dita e sotme, ndërtesa në fjalë do të jetë pronë e Bashkisë së Tiranës, teksa ka publikuar dokumentin e VKM-së, duke thënë se Bashkia e Tiranës I ka paguar pronarëve të ndërtesës 2.5 mln dollarë.

Veliaj:

Me vendim te qeverise shqiptare, nga sot, ndertesa e Sarajeve eshte prone e Bashkise se Tiranes si muze i qytetit qe do evokoje traditen, si dhe historine diplomatike. Paguhet 2.5mln USD pronareve per ndertesen monument kulture.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme ndërtesa u rrethua nga 30 policë bashkiakë dhe në pronë nuk lejoheshin të afroheshin as pronarët dhe as qytetarët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit