Veliaj vjedh te ushqimi i fëmijëve, i jep 700 mijë euro mikut të Ramës

Veliaj vjedh te ushqimi i fëmijëve, i…

Erion Veliaj nuk ka turp të vjedhi as te ushqimi i fëmijëve të kopshteve dhe të çerdheve. Doemos, të birin e ka çuar në kopsht privat ku paguan 6 mijë euro në vit, teksa nga ana tjetër u vjedh qytetarëve edhe taksat, për t’i dhënë ato në tendera pa garë për miqtë e pushtetit. Jo pak po mbi 700 mijë euro ka nxjerr me një dorë Veliaj në tenderin e fundit për të siguruar fruta dhe zarzavate për Drejtorinë e Pergjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve. Kryebashkiaku ka lidhur një kontratë prej 12 muajsh me Rruzhdi Konin, i cili operon me kompaninë e tij “Agro Koni”. Edhe pse në tender ishin garuese edhe dy kompani të tjera, ato janë skualifikuar duke i lënë rrugë të lirë vetëm një operatori konkurrues.

Rruzhdi Koni është një prej miqve të afërm të Ramës, dhe i çdo ministri të Bujqësisë. Ai është ndër përfituesit më të mëdhenj të fondve të AZHBR-së apo progameve të financimit të Bashkimit Europian. Madje ka qenë vetë Rama që ka vizituar investimet e Konit në disa sektor të bujqësisë. Ish-ministrja Frida Krifca e reklamonte sipërmarrësin edhe në faqen e saj zyrtare teksa shpesh ai dhe aktivitete në pronësi të tij kanë shërbyer si vendxhirimi për spotet propagandistike të qeverisë, për të treguar se sa shumë e zhvilluar është bujqësia.

Por në këtë mes faji nuk është i Rruzhdi Konit që merr para, nga bashkia, ministria apo paratë e BE-së, por e politikanëve që favorizojnë të njejtët njerëz për ti pasuruar edhe më shumë me fonde dhe grante. Shumë fermerë e kompani të tjera janë në prag falimenti përshkak se fondet për bujqësinë shkojnë te “fermerët me kollare” e jo te njerëzit që punojnë me djerë nga mëngjesi në darkë. Sikur paratë e shqiptarëve të mos shpenzoheshin në tendera pa garë, apo tendera të paracaktuar, sot blerja e frutave dhe zarzavateve për fëmijët do të ishte më e lirë, ndërsa ndihma për fermerët do të ishte më e lartë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit