Veliajt i dridhen këmbët nga SPAK, shkon një orë para dhe pret në karrigen e rojes

Veliajt i dridhen këmbët nga SPAK, shkon…

Pas plasjes së tëmthit, si një mënyrë për t’iu shmangur SPAK, Erion Veliaj është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme, aty ku do pyetet për megaaferat që është i implikuar, si inceneratorët dhe “5D”.

Frika e drejtësisë dhe braktisja nga ana e Ramës i ka futur të dridhurat Veliajt, aq sa ka shkuar në SPAK një orë para orarit zyrtar. Në këto kushte, ai nuk është lejuar të hyjë në dhomën e narrjes në pyetje, derisa shkoi ora 10:00. Për të fshehur frikën, Veliaj mundohej ta mbulonte me buzëqeshjen fallso që e karakterizon, duke pritur në karrigen e rojes në hyrje të SPAK. Por para se të hynte në ambientet e brendshme, Lali i bashkisë u përball edhe me disa qytetarë të cilët njëzëri thrrisnin “o hajdut”.

Disa nga drejtorët e Veliajt, krahu i djathtë i tij, sot janë në qeli dhe duket se i njëjti fat pret edhe kryetarin e Bashkisë Tiranë. Mbi Veliajn, që ka masakruar Tiranën në beton, rëndojnë shumë akuza të rënda, por korrupsioni galopant, është aktualisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit