Qytetarët e Tiranës, por edhe të gjithë Shqipërisë, nuk kanë 24 orë ujë jo se nuk ka burime, por se shoqëritë e Ujësjellësave janë të zhytura në borxhe dhe shpërdorojnë paratë publike. Shqiptarët prej 32 vitesh presin pas çezmës se kur do t’u vijë uji dhe në çdo fushatë elektorale marrin të njëjtat premtime. Rasti ku abuzimi është i qartë, shihet pikërisht të shpërdorimi i parave publike. Së fundmi plot 200 milionë lekë të vjetra ka harxhuar Erion Veliaj në një tender të dyshimtë.

Qëllimi i tenderit ka qenë blerja e elektorpompave të ujit për shërbimet e UKT-së. Firma fituese është shpallur “A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP”, e cila ka garuar e vetme në këtë tender. Bashkia e Tiranës ka skualifikuar nga gara tre operatorë të tjerë, duke nxitur dyshime se tenderi ka qenë i paracaktuar. Kontrata e këtij tenderi do të zgjasë për një vit, duke i arkëtuar kështu kompanisë fituese miliona lekë nga taksat e qytetarëve.

Po të hedhim një vështrim të thjeshtë “A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP” është në pronësi të biznesmenit të lojrave të fatit, Ardit Kraja. Ai po ashtu ka edhe disa kompani të tjera nën zotërim, dhe është goxha aktiv ku ka para që shpërndahen me tendera. Si duket Veliaj ka zgjedhur personin e duhur se kujt duket t’i japë lekët e qytetarëve, për një shërbim që UKT-së mund ta përfitonte më lirë, e aq më tepër jo duke shkelur konkurencën në tendera.