Veliu i kërkon falje nënës së adoleshentit, aktivisti: Film që e kemi parë

Veliu i kërkon falje nënës së adoleshentit,…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu i ka kërkuar sot personalisht ndjesë publike Zaida Çobos, nënës së 15-vjeçarit të dhunuar nga 4 efektiv policie në Tiranë. Ndjesa e Veliut vjen pasi ky i fundit gjatë  mbledhjes së Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ka publikuar një video të nënës së 15-vjeçarit, ku ajo mbante një armë në dorë.

Para deputetëve, Ardi Veliu tha se video tregonte se nga çfarë familje vinte 15-vjeçari, që sipas tij u dhunua pasi nuk iu bind urdhrit të policisë.

Por pas kësaj deklarate publike që mori vëmendjen e të gjitha mediave u zbulua se Zaida Çobo, nënë e Sarandi Çobos ishte aktore dhe pamjet e publikuara nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ishin prapaskenat e xhirimit të filmit, “Dashuria s’mjafton”.

Nëpërmjet një shënimi në faqen e Policisë së Shtetit në Facebook, Veliu sqaron se Zaida ishte e lënduar nga komenti i tij, ndërsa ai ndihej i keqardhur.

Por pas publikimit të fotos nga Policia e Shtetit nuk ka munguar përgjigja e mjeshtrit të memeve Genc Sejko.

“Është film i vjetër. E kemi parë edhe më përpara”, shkruan Sejko teksa risjell në kujtesë dhunën e Policisë Bashkiake të Tiranës ndaj një të moshuare dhe faljen më pas të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit