Vëllai dhe motra e Zhanetës e Kristinës që u vranë më 31 dhjetor: Lindën 10 fëmijë me Përparimin, i shiti në Greqi!

Vëllai dhe motra e Zhanetës e Kristinës…

Bashkim Metani, vëllai i dy motrave që u ekzèkutuan në zonën e Astirit në Tiranë më 31 dhjetor u shpreh sot se, Përparim Ademi (Tela) ka shitur 10 fëmijë në Greqi. Metani tha se, motra i rrëfeu çdo gjë që kishte ndodhur në dhjetor, por nuk i denóncoi dot pasi ato kishin frìkë se Ademi do t’i vrìste. Metani tregon në “Shqipëria Live” se, motrat e tij mbeteshin shtatzënë në kohë të ndryshme dhe fëmijët e lindur nga Zhaneta dhe Kristina janë shitur në Selanik.

“Motra mi ka treguar të gjitha në muajin Dhjetor, nuk i denóncova pasi ma kërkuan motrat, pasi kishin frikë se do i vrìste. Përparim Ademi (Tela) ka shìtur më shumë se 10 fëmijë të motrave të mija. Të dyja motrat e mija kanë pasur shumë detaje të atyre që ai ka bërë, ndaj edhe i ka vrárë. Një person që e do një njeri nuk e nxjerr në rrugë dhe nuk e shfrytëzon. Përparim Tela i ka vrárë nga frìka se motrat më kishin treguar mua dhe do e fusnin brenda.”,- tha Bashkim Metani. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe motra e dy vìktimave, Adriana. Ajo thotë:

“Motra e madhe e ka njohur në fillim Përparimin. Pas asaj kanë bërë këtë vajzën dhe ai nuk i ka dhënë atësinë. Në fillim mori motrën e madhe, e nxori në rrugë si prostìtutë dhe pas një viti ka ardhur e ka marrë motrën time të voglën te babai, ka qenë 15 vjeçe. Babai im i tha se do të të denoncoj. Kur i tha se do të denóncoj i tha se i kam vajzat në Tiranë, janë të sëmura dhe të kërkoj që të vish ti. E ka çuar në mal të Dajtit dhe e ka kërcënuár me thìkë. “Nëse ti më denóncon, do të shuáj si familje.” E mori motrën e vogël dhe e çoi në Selanik. I linte shtatzënë dhe i detyronte që t’i shisnin. Janë shìtur mbi 10 fëmijë. Dy motrat e mia, ka qenë edhe e shoqja e tij në Greqi. Edhe gruaja e tij ka ngelur shtatzënë dhe e kanë shitur fëmijën. Kjo pasi nuk u dilnin lekët që të mbaronin vilën. Motrën e madhe e la, pasi nuk bënte më fëmijë. Kur ngeli motra e madhe shtatzënë në fillim nuk pranoi ta shìste, ai e ka varur me tel në fyt. Ka bërë shumë gjëra, kanë ardhur motrat të nxìra. I ka thyer motrës së madhe edhe këmbën, shumë tórtura. Neve nuk na ka lënë motra jonë e madhe, nuk na lejohej që të bënim denóncim. Ato vetë nuk e bënë asnjëherë hapin.”

 

burimi: dritare

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit