Vëllai i Belind Këlliçit punon për Ballukun?! Basha thotë se nuk e dinte

Vëllai i Belind Këlliçit punon për Ballukun?!…

Së fundmi, në rrjet ka qarkulluar një lajm se vëllai i deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është i punësuar si këshilltar i Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.

Ndërkohë, ditën e sotme,, kreu i PD-së në një konference për shtyp është pyetur nëse ka pasur dijeni për këtë fakt para zgjedhjeve të 25 prillit. Kryedemokrati e tha qartë, pastër dhe bukur, “jo”.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Nga skandali i publikuar vëllai i Belind Këlliçit rezulton si këshilltar i Belinda Ballukut, a keni qenë në dijeni të këtij fakti?

Basha: Jo nuk kam qenë në dijeni të këtij fakti”, deklaroi Basha.

Emri i vëllait të Këlliçit doli si këshilltar i ministres Balluku pas skandalit ku u publikuan të dhënat e mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë që ka ‘pushtuar’ rrjetin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit