“Vëllai i dikujt u vra padrejtësisht”, qytetarët protestë për vdekjen e Lear Kurtit

“Vëllai i dikujt u vra padrejtësisht”, qytetarët…

Qytetarët kanë protestuar te ministria e Brendshme për vdekjen e të riut Lear Kurti në komisariatin e policisë. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi teksa kanë vijuar akuzat ndaj policisë, për disa vrasje.

“Janë politikat e shtetit shqiptar që po vrasin të rinjtë tanë,. Jemi këtu të kërkojmë llogari, vëllai i dikujt u vra padrejtësisht. Policisë i ngelen djemtë  e Shqipërisë në dorë. I ngelën djemtë e një nënë në dore. Vranë Ardit Gjoklen, u vra i riu në Kavajë. Vranë Jonadën me një skaf që i kalonte 50 mijë euro.Përbaltën viktimën. Pyetje për Çuçin e policët? Më tregoni Kodin e Transparencës që zbardhet çështje e Leartit. E keni detyrim,. Autopsia është dhënë 2 orë pas vdekje. me rregull duhet 12 orë. jepni dorëheqjen. po shkelin çdo ligj, po mbrojnë uniformat e përbaltura me gjakun e të rinjve shqiptarë. Nuk do të dorëzohemi. Ju jeni vrasës”– u shpreh nje prej tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit