Vëllai i Liridonës: Do të zhvarrosim trupin, familjes i kemi dhënë dy ditë kohë!

Vëllai i Liridonës: Do të zhvarrosim trupin,…

Të mërkurën mbrëma në Prishtinë, më 29 dhjetor u vra në shtëpinë e saj, në sy të fëmijëve, shqiptarja Liridona Murseli. Pas ngjarjes, tre persona janë arrestuar nën dyshimin se janë të përfshirë në vrasjen e saj, teksa njëri nga të dyshuarit është vetë bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli. Pas prangosjes, njëri nga të arrestuarit deklaroi në polici se ishte pikërisht bashkëshorti i Liridona Murselit ai i cili kishte dhënë para që të kryhej vrasja.

Ngjarja në fjalë po hetohet nga Policia e Kosovës, ndërsa vjehrri i Liridona Murselit, Shaban Murseli, ka treguar se familja është e tronditur. Ai tha se kur ndodhi ngjarja familja e djalit ka pasur 3 mijë euro me vete në çantë, pasi po bënin shtëpi të re. Në fillim rasti u cilësua si grabitje me pasoja vdekjeje teksa pas arrestimit të Naimit rrjedha e hetimeve ka ndryshuar.

Ndërkohë vëllai i 33-vjeçares Liridon Ademaj, ka folur pas kësaj ngjarjeje të rëndë duke thënë se do të zhvarrosin trupin e familjares së tyre. “S’ka pasur problem, asnjëherë. Është e vërtetë do zhvarrosim trupin e saj nga atje me dashje ose pa dashje”, ka deklaruar Ademaj. Liridon Ademaj ka thënë se i kanë dhënë dy ditë kohë familjes Murseli.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit