Vëllai i tij kërcënoi me armë banorët/ Safet Gjici justifikohet: Nuk dolën për vota, po kontrollonin territorin

Vëllai i tij kërcënoi me armë banorët/…

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka reaguar pas shoqërimit në Polici të vëllait të tij Lavdrim Gjici dhe shoqëruesit të tij Qerim Halili. Ata të dy janë denoncuar nga dy banorët e fshatit Bushat, Bedri dhe Nebi Sinamati për presion dhe dhunë. Madje denoncuesit kanë deklarua se shoqëruesi i Gjicit i kërcënoi me armë në dorë për vota.

Pas këtij denoncimi, Gjici ka dalë sot në një prononcim për mesdita  thotë se personat që kanë qenë me makinën tip “G Class”  nuk dalin për të blerë vota, por për të kontrolluar territorin, pasi kundërshtarët po blejnë vota tek qytetarët.

Video kishte pamje që njerëzit tonë dalin në terren për të kontrolluar furgonin e bandës që blejnë vota ditë për diell, janë turrë si hiena në çdo njësi administrative vetëm për të blerë vota dhe për të bërë presione, video tregohet qartë që s’ka as armë as para. Ne jemi në kontroll, kontrollojmë territorin nga bandat dhe furgoni i bandave që i ka rreth kandidati i Non Gratave. Të bllokohen të gjitha makinat me targa të huaja dhe me xhama të zeza që lëvizin në territor. Kemi prova dhe video dhe do i çojmë në organet ligjzbatuese”, tha Gjici.

Por, në asnjë moment nuk ka mohuar që shoqëruesi i të vëllait ka iu ka nxjerrë armën banorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit