Vëllai i vendosi tritolin në makinë. Policia zbulon planin e kurdisur mirë nga dy vëllezërit, por që në fund doli në shesh

Vëllai i vendosi tritolin në makinë. Policia…

Pak ditë më parë kreut të Sindikatës së Minatorëve të Bulqizës iu vendos tritol në makinë, dhe më pas policia zbuloi se autor ishte pikërisht vëllai i tij. Po ashtu është zbuluar se ka qenë plan i dy vëllezërve për të raportuar të njëjtin version ngjarjeje.

Në përgjime është zbuluar se vëllezërit kanë bashkëpunuar së bashku që të thonë të njëjtën dëshmi dhe të mos devijojnë në tregimin e ngjarjes, për të përfituar azil në Gjermani, apo ndonjë vend tjetër europina, pasi vëllezërit implikohen nga përgjigjmet telefonike dhe ambientale.

“Unë jam kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar Bulqizë ku dhe kam kandiduar për deputet në qarkun Dibër si kandidat i pavaruar për të përfaqësuar minatorët e Bulqizës.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur, shtetasi Elton Debreshi, ka deklaruar se: Rreth orës 22:00, kam shkuar në shtëpi, kam parkuar makinën para shtëpisë dhe kam qëndruar me familjen time. Bashkëshortja me fëmijët u larguan më përpara për të fjetur, ndërsa unë kam shkuar për të fjetur rreth orës 23:00. Rreth orës 00:20, kam dëgjuar një shpërthim, i cili dukej afër shtëpisë time. Jam ngritur me gjithë bashkëshorten për të parë fëmijët se mos ishin trembur dhe nga dritarja e tyre kemi parë tym në drejtim të makinës time. Kur dola jashtë, pashë se kofano e makinës ishte e ngritur, ventilatori i makinës ishte i ndezur, xhami makinës ishte i thyer dhe tek pjesa e motorit dilte tym. Unë i kam hedhur një kovë ujë se kisha frikë mos merrte flakë dhe kam njoftuar policinë. Gjatë kohës që po prisja policinë nga kodra ka kaluar një makinë e bardhë, e vogël, në të cilën dallova shtetasin Fatjon Truka, nga fshati Dushaj, i cili ishte me djalin e tij të dytë, i quajtur Musa, të cilët dolën nga makina më folën se çfarë kisha dhe pastaj ikën.”, thuhet në dëshminë e Debreshit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit