Vëllai i vogël i presidentit Donald Trump, ndèrron jetè në moshën 71-vjeçare

Vëllai i vogël i presidentit Donald Trump,…

Vëllai i vogël i Donald Trump, mësohet se ka ndèrruar jetë sot në moshën 71-vjeçare. Robert Trump ishte shtruar në një spital në New York në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmi u bë publik nga vetë presidenti i SHBA i cili tha se kujtimet e të vëllait do të mbeten në zemrën e tij përgjithmonë.

“Me hidhërim të thellë, njoftoj se vëllai im i mrekullueshëm, Robert, paqësisht u nda nga kjo botë. Ai do të jetë një mungesë e madhe, por ne do ta takojmë sërish.

Kujtimet e tij do të mbesin të gjalla në zemrën time përgjithmonë. Robert, të dua shumë. Pusho në paqe”, tha Trump.

Edhe djali i Donald Trump, Eric bëri një dedikim për xhaxhanë e tij. “Robert Trump ishte njeri i dashur dhe i fuqishëm. Ai do i mungojë shumë të gjithë familjes”, shkruan Eric./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit