Vëllai i vrau gruan dhe veten/ Erjon Sinani: Ç’të shihja, gjak kudo, Landi i shtrirë në tokë

Vëllai i vrau gruan dhe veten/ Erjon…

Ka folur dhe ka dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi të shtunën vëllai i autorit, Erjon Sinani. Ai është bashkëshorti i Migenës gjithashtu, dhe tregon se ka pësuar tronditje të rëndë. Erjoni në një reagim për mediat, ka thënë se në momentin e ngjarjes ka qenë në punë.

Ai ka theksuar se lajmin e ka marrë nga prindërit, të cilët e kishin lajmëruar në telefon. Kur kishte vajtur në shtëpi kishte gjetur Rolandin të shtrirë në tokë dhe gjak kudo në shtëpi.

Kam 5 vite i martuar kemi dy fëmijë, djalin 4 vjeç dhe goca afër dy vjeç si ka mbushur akoma. Nuk ndodhesha në shtëpi, isha në punë dhe më erdhi një mesazh nga prindërit, i kishin rënë telefonit, por nuk punonin linjat, kur mora mesazhin i mora në telefon dhe më thanë se hataja e madhe kishte ndodhur, janë vra dy vetë në shtëpinë tonë, ç’të shihja, policia gjak, Landin të shtrirë në tokë. Gjendja e tij ka qenë normale, ka qenë dikur në depresion, por kohët e fundit ka qenë mirë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se 44-vjeçari  Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tij në dhomën e gjumit e cila ndodhej në gjumë bashkë me vajzën e saj të mitur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit