Vëllai i vrau nusen, thyen heshtjen burri i viktimës “Më ra të fikët kur e mora vesh”

Vëllai i vrau nusen, thyen heshtjen burri…

Bashkëshorti i Migena Sinanit e cila u vra nga kunati i saj teksa ishte në gjume ka thyer heshtjen.

Në një intervistë Erion Sinani ka treguar më shume detaje rreth ngjarjes.

Ai është shprehur se në momentin e ngjarjes nuk është ndodhur në shtëpi dhe se lajmin e ka marrë vesh vonë.
Ai është lajmëruar nga prinderit dhe në moment që ka lexuar mesazhet i ka rënë të fikët.

“E mora vesh pak më vonë. S’më punonte telefoni se s’kishte valë. Më kishin marrë mami dhe babi më thanë; hajde në shtëpi se është bërë hataja. Babai ma tha se; janë vrarë dy veta nga shtëpia. Aty më ka rënë të fikët. Më ka sjell shoku im. Nuk më lanë të hyja në shtëpi se kishte shumë polici. Trupi i Rolandit u gjet para shtëpisë”, është shprehur ai.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më para rreth orës 4 të mëngjesit në banesën e familjes Sinani.
Sipas të dhënave, autori ka shkuar në dhomën ku flinte gruaja e vëllait të tij dhe mbesa 2 vjeçe dhe e ka qëlluar me armë. Pas kësaj ka dalë në oborr dhe ka vrarë veten.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit