Vëllai i Xhemal Lokës: Më kanë kërcënuar vëllezërit e Bedries!

Vëllai i Xhemal Lokës: Më kanë kërcënuar…

Pak ditë më parë në Sukth të Durrësit 41-vjeçarja Bedrie Loka piu fotoksinë dhe humbi jetën, Shkaku mbetet ende i paqartë, pasi të afërmit e së ndjerës thonë se Bediria i ka dhënë fund jetës për shkak se dhunohej nga burri, ndërsa të afërmit e burrit thonë se Bedria i ka dhënë fund jetës për shkak se i hapën një profil në TikTok. Nuk dihet ende arsyeja e vërtetë, por vëllai i Xhemal Lokës, burrit të së ndjerës shprehet se vëllai i tij është i pafajshëm dhe se është kërcënuar nga vëllezërit e kunatës, tashmë të ndjerë.

Fatmir Loka:

Nuk i kanë ra vëllezërit e vetë për mrapa që ti shkojnë vëllait tim edhe motrës, sepse motra plaste nga vetëvetja sepse donte të gjente njeriun që e ka nxjerrë ne tiktok. E ka kërkuar ndihmën e vëllezërve dhe nuk e ka ndihmuar asnjëri sepse dinë vetëm të akuzojnë, nuk i dijnë realitetet. Ata kanë vazhduar me presione me të gjitha me kërcënime me gjithçka. Ska pas konflikte. E kanë pasur marrëdhënie shumë të mirë. Kalamajt janë kërcënuar nga daja e tyre. Kam qenë unë në komisariat. Nuk më kanë marrë në pyetje fare. Policia, shkoni hapni kamerat, ku i kanë marrë fëmijët në komisariat. Kam qenë unë xhaxhai i atyre fëmjëve, ata kërcënojnë. E akuzojnë vëllain tim. E kërcënojnë sepse u intereson atyre. Vëllai ka 23 vjet që është martuar. Që kur është martuar e deri më sot, njerëzit e Bedrijes kanë deklaruar se ka kaluar 23 vjet të këqija, jo. Vëllai im e ka çuar në spital. Unë e kam gjetur në gjendje kome. Versioni im që vëllai nuk ka gisht fare. Unë e kam bërë dëshminë. Kërkoj sigurinë time. Policia e din shumë mirë. Na kërcënojnë se do të vrasim. Për gjakmarrje. Shkoni hapni kamerat e policisë, në Manzë kanë tentuar të më qëllojnë. Kemi pasur përplasje në Manzë, kanë tentuar të më qëllojnë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit