Vëllai në gjendje kritike, Trump në Nju Jork për t’i qëndruar afër

Vëllai në gjendje kritike, Trump në Nju…

Emergjenca e pandemisë dhe fushata presidenciale që po afron, nuk i ‘mjaftuan’ presidentit Trump, të cilit i shtohen edhe problemet familjare.

Sipas raportimeve në mediat amerikane, vëllai i vogël i tij 72-vjeçar, Robert Trump, është shtruar në spital në Nju Jork, dhe gjendja është e rëndë.

Robert Trump, me të cilin presidenti ka një marrëdhënie shumë të mirë, ka qenë i shtruar edhe në pranverë. Robert Trump prej vitesh ka qenë një nga drejtuesit e Fondacionit Trump.

Në qershor ai tentoi të bllokonte ligjërisht daljen e librit të mbesës Mary Trump, vajzës së vëllait tjetër Fred, e cila tregonte në mënyrë aspak pozitive figurën e xhaxhait të saj Donald.

Presidenti amerikan pritet sot në Nju Jork, për t’i qëndruar afër vëllait./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit