Vëllai plagos vëllain me thikë në Pogradec

Vëllai plagos vëllain me thikë në Pogradec

Sherr me thika mes dy vëllezërve është regjistruar në lagjen 4 të qytetit të Pogradecit.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur brenda banesës së tyre dhe gjatë konfliktit S.Sh 23 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës thikë vëllain e tij 25 vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit në kujdesin e mjekëve.

Policia bën me dije se 23 vjeçari është shoqëruar në ambientet e komisariatit dhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes së ndodhur rreth orës 8:30 minuta të mëngjesit të sotëm.

Deri tani nuk bëhet i ditur motivi që e ka shtyrë 23 vjecarin të përdorë thikën ndaj vëllait të tij brenda banesës duke patur dhe familjare të tjerë përreth. Këta të fundit po merren në pyetje për të sqaruar gjithçka rreth kësaj ngjarje

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit