Vëllezërit e 41-vjeçares që vrau veten pas bullizimit në Tik-Tok: Burri e dhunonte

Vëllezërit e 41-vjeçares që vrau veten pas…

Më 2 janar, Bedrie Loka, 41-vjeçare vrau veten pasi i hapën TikTok ku e bullizonin dhe e cilësonin si të pamoralshme. Gruaja, nënë e 4 fëmijëve piu fotoksinë dhe ndërroi jetë. Për ngjarjen janë marrë në pyetje burri i saj dhe kolegu i punës që i dha foton vajzës së tezes.

Hapjen e faqes në TikTok e ndjera e kishte denoncuar një vit më parë në polici por nuk u mor asnjë masë. Ndërkohë vëllezërit e 41-vjeçares kanë deklaruar se burri i saj ishte konfliktuar. Në dëshminë e tyre para policisë, ata kanë theksuar se kunati jetonte në Greqi dhe dy herë në vit vinte në familje.

Një prej vëllezërve ka deklaruar se kunati ishte i dhunshëm dhe agresiv. “Ai ashtu është” tha një prej vëllezërve. Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit