Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se…

Kur djersa e ballit dhe puna e ndershme e një 18-vjeçari shpërblehen me dhunë brutale vetëm sepse kërkoi hakun e tij, treguesi flet qartë për mentalitetin e pronarëve që kujtojnë se pronat dhe bizneset janë çifligje ku mund të bëjnë ligjin me grushte.

Në zonën e Golemit, në ambientet e “Flar Boutique Hotel”, një kërkesë e thjeshtë për marrjen e pagës u kthye në një skenë terrori për një kamarier të ri. Arbër dhe Florian Habilaj, pronarët e hotelit, së bashku me personat e tjerë të përfshirë, e dhunuan barbarisht 18-vjeçarin duke e bërë për spital, vetëm sepse ai kërkoi paratë e djersës së tij.

Pas dhunimit makabër autorët janë përpjekur të fshijnë çdo gjurmë duke pastruar vendngjarjen dhe duke ndërhyrë në kamerat e sigurisë së biznesit, në një tentativë dëshpëruese për t’i shpëtuar drejtësisë.

Ngjarja ka rrezikuar të shndërrohet në një tragjedi më të madhe pasi xhaxhai i të riut mori armën për të bërë vetgjyqësi pasi mësoi për ngjarjen, por tragjedia u ndal.

Kur dhuna bëhet metodë për të mbyllur gojën e punëtorëve që kërkojnë rrogën dhe kamerat fshihen për të mbuluar gjynahet, përgjigja e institucioneve ligjzbatuese ndaj këtyre individëve duhet të jetë e prerë dhe pa asnjë tolerancë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit