Vëllezërit lezhjanë kapen duke vjedhur energji, rrahën punonjësit e OSHEE

Vëllezërit lezhjanë kapen duke vjedhur energji, rrahën…

Policia në Lezhë ka arrestuar dy vëllezër, dhe një person tjetër, ndërsa kanë shpallur në kërkim një tjetër,  të cilët u kapën duke vjedhur energji elektrike, teksa më pas kanë dhunuar punonjësit e OSHEE. Në pranga kanë rënë dy vëllezërit Kleu Luli dhe Klodian Luli, përkatësisht 23 dhe 18 vjeç, dhe 48-vjeçari Pal Bezhi, banues në Kurbin pasi në banesën e këtyre shtetasve janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit P. B., i cili në bashkëpunim me shtetasit e tjerë ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e OSHEE-së.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Lezhë / Vijojnë kontrollet në bashkëpunim me OSHEE-në, për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike. Kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesë dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e OSHEE-së, vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, kanë vijuar kontrollet në të gjithë qarkun, në bashkëpunim me OSHEE-në, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike. Si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasi: K. L., 23 vjeç, K. L., 18 vjeç (vellëzër) dhe P. B., 48 vjeç banues në Mamurras, Kurbin. Gjithashtu, u shpall në kërkim policor shtetasi V. L., banues në Mamurras. Punonjësit e OSHEE-së, gjatë kontrolleve të përbashkëta, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit P. B., i cili në bashkëpunim me shtetasit e tjerë ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e OSHEE-së, për shmangien e veprimeve procedurale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në bashkëpunim”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit