Vëllezërit pranojnë vrasjen e taksistit 71-vjeçar: Ruajtëm nderin e familjes! Na ngacmonte të afërmen, u ndjemë të detyruar

Vëllezërit pranojnë vrasjen e taksistit 71-vjeçar: Ruajtëm…

Dy vëllezërit, Saimir dhe Arsil Shera, kanë pranuar para Policisë faktin se kanë vrarë taksistin Abdulla Budlla në Fushë-Prezë.

Të dy kanë deklaruar se kanë pasur më herët konflit me 71-vjeçarin.

Sipas tyre, ai ka ngacmuar dhe ka kryer akte të pahijshme ndaj një të afërmeje të familjes së tyre.

Ata i kishin kërkuar të ndalonte, por taksisti nuki kishte heq dorë.

Për nderin e familjes, ata ishin ndjerë të detyruar të bënin këtë akt ekstrem.

Madje ata pranojnë se kishin marrë një makinë me qira për të kryer vrasjen.

“U përpoqëm që ta zgjidhnim konfliktin, i kishim kërkuar të hiqte dorë nga e afërmja. Pak kohë mnë parë ishim konfliktuar fizikisht me 71 vjecarin. Ka ngacmuar dhe ka kryer veprime te pahijshme ndaj një të afërme të familjes sonë, kishim tentuar disa herë ta bënim të arsyetonte, të mos shkonte më në banesë kur djemtë e kësaj familje nuk ishin aty. I kemi kerkuar të mos na binte më në qafë, për nderin e familjes. U përpoqëm të bisedojmë e kishim përzënë edhe nga shtëpia. Por ai nuk hoqi dorë. Jemi ndjerë të detyruar të bënim këtë akt ekstrem. Morëm një makinë me qira, që e përdorëm gjatë vrasjes” – mësohet të kenë thënë vëllezërit para hetuesve.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit