Vëllezërit shqiptarë arrestohen ndërsa pritën 4.2 milionë euro kokaine

Vëllezërit shqiptarë arrestohen ndërsa pritën 4.2 milionë…

Dy vëllezër shqiptar Gentjan dhe Donatel Dodaj dhe një shtetas rumun Daniel Afedoaei u paraqitën ditën e sotme në Gjykatën Penale të qarkut Cork, të Irlandës.

Ata u kapën në flagrancë kur shkuan për të tërhequr 4.2 milionë euro kokainë të fshehur në panele në një kamion kontejner frigoriferik në gusht 2023

 Gentjan Dodaj është babai i tre fëmijëve dhe nuk ka qenë i dënuar më parë, por për shkak të faturave të larta dhe shpenzimeve gjatë krijimit të një biznesi ishte detyruar të përfshihej në rrugën e errët të trafikut të drogës. Madje ai kishte marrë me vete edhe vëllain e tij të vogël, Donatelin, i cili kishte rreth 60.000 euro borxh dhe huadhënësi ja kërkonte duke e kërcënuar.

Shtetasi rumun Daniel Afedoaei kishte një borxh prej 50,000 eurosh, si rezultat i një dënimi të mëparshëm për pastrim parash, i cili përfshinte sekuestrimin e parave të gatshme. Gjykata dëgjoi se asnjë nga tre burrat nuk kishte kurthe të pasurisë.

Gjatë momentit që po kryenin veprën e rëndë te tre personat kanë qenë duke u vëzhguar dhe është parë se burrat kanë marrë qeset me kokainë dhe i kanë fshehur e më pas janë larguar me një furgon tranzit tip Ford. Personat u dënuan me tetë vjet heqje lirie edhe pse kanë shfaqur shenja pendimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit