Vëllezërit shqiptarë kapen me 16 kg kokainë në Itali, kishte vlerë 1.5 milionë euro

Vëllezërit shqiptarë kapen me 16 kg kokainë…

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët e Monzës. Shtetasit përkatësisht 43 dhe 47 vjeç, kishin një sasi prej 16 kg kokainë dhe 800 gramë hashashit. Mediat italiane raportojnë se njëri prej vëllezërve ishte në një aeroplan në Malpensa, duke ikur në Shqipëri bashkë me një sasi të drogës.

Policia arriti të vihet në gjurmë të dy vëllezërve duke parë njërin ata duke dal nga shtëpia me një çantë shpine të madhe. Karabinierët zbuluan se droga ishte fshehur në një kasolle në një tokë bujqësore. Pasi hynë brenda, karabinierët gjetën 7 kg kokainë, 542 gramë hashash dhe 21 400 euro.

Vlerësohet se sasia e sekuestruar, pasi të dilte në treg do të kishte arritur vlerën në mbi 1.5 milionë euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit