Velma tek Scooby Doo është lezbike

Velma tek Scooby Doo është lezbike

Velma është zyrtarisht lezbike.

Klipet nga filmi i ri “Trick or Treat Scooby-Doo!”, të cilat tregojnë anëtaren e grupit Mystery Inc. të mbesë pa fjalë kur shikon stilisten e kostumeve Coco Diablo.

Pamjet janë bërë virale në Twitter, duke konfirmuar dyshimet nga fansat e “Scooby” për disa dekada.

“Më në fund o Zot VELMA LEZBIKE”, thuhet në një postim në Twitter, i cili ka mbi 100,000 pëlqime.

Ka qenë prej kohësh një dyshim i fansave dhe krijuesve të “Scooby-Doo” që Velma është homoseksuale. Edhe James Gunn, i cili shkroi filmat e hershëm live-action, dhe Tony Cervone, i cili shërbeu si producent mbikëqyrës në serialin “Mystery Incorporated”, kanë konfirmuar seksualitetin e personazhit, por ata kurrë nuk ishin në gjendje ta zyrtarizonin atë në ekran.

Në vitin 2020, Gunn postoi në Twitter se ai “u përpoq” ta bënte Velman lezbike në filmat live-action.

“Në vitin 2001, Velma ishte shprehimisht homoseksuale në skenarin tim fillestar”, shkroi ai.

Gjatë Muajit të Krenarisë 2020, Cervone shkroi në Instagram: “Këtë e kam thënë edhe më parë, por Velma në ‘Mystery Incorporated’ nuk është bi. Ajo është lezbike.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit