Vendet e BE bien dakord të lehtësojnë kufizimet e udhëtimit për vizitorët jo nga BE

Vendet e BE bien dakord të lehtësojnë…

Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të mërkurën për të lehtësuar kufizimet e udhëtimit prej COVID-19, për vizitorët jo nga vendet e Bashkimit Europian përpara sezonit turistik veror, thanë dy burime të BE.

Ambasadorët nga 27 vendet e BE miratuan një propozim të Komisionit Evropian të 3 majit për të liruar kriteret që përcaktojnë shtetet “e sigurta” dhe për të lejuar turistët e vaksinuar plotësisht diku tjetër, njofton Reuters.

Nën kufizimet aktuale, njerëzit nga vetëm shtatë vende, përfshirë Australinë, Izraelin dhe Singaporin, mund të hyjnë në BE me pushime, pavarësisht nëse janë vaksinuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit