Vendet e parkimit në Tiranë zihen me bidona dhe hekura, rezidentët lihen në qiell të hapur

Vendet e parkimit në Tiranë zihen me…

Një banor i rrugës “Gani Domi” në Tiranë i është drejtuar JOQ Albania për të ngritur një shqetësim lidhur me mungesën e vendeve të parkimit.

Sipas qytetarit, vendet e parkimit që u përkasin rezidentëve janë zënë me bidona dhe struktura metalike, duke bërë që banorët të mos kenë ku të parkojnë automjetet e tyre.

Qytetari thotë se i është drejtuar edhe Policisë Bashkiake Tiranë, por sipas tij, nuk ka marrë një zgjidhje për problemin.

Jam banor në rrugën ‘Gani Domi’. Nuk kemi ku të parkojmë makinat, sepse vendet që janë për rezidentët janë zënë me bidona dhe hekura. Ju lutem, na ndihmoni”, shkruan ai.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të verifikuar situatën dhe për të garantuar përdorimin e hapësirave të parkimit nga rezidentët.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit