Vendet e Vishegradit mirëpresin themelimin e “Mini Schengen-it”: Mbështesin përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së!

Vendet e Vishegradit mirëpresin themelimin e “Mini…

Vendet e Vishegradit mirëpresin krijimin e “Mini Shengenit” nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore.

Në një deklaratë ata shprehen se besojnë se një bashkëpunim kaq i ngushtë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor kontribuon në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

“Vendet e Vishegradit vazhdojnë të mbështesin përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së”, deklarojnë ata.

Deklarata u nënshkrua nga ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjártó, Jakub Kulhanek i Cekise, Ivan Korcok ministër i jashtëm i Sllovakisë dhe Zbigniew Rau i Polonisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit