Vendi drejt krizës ekonomike/ Qeveria blen 196 automjete për Policinë e Shtetit

Vendi drejt krizës ekonomike/ Qeveria blen 196…

Ndonëse vendi po shkon drejt një krize ekonomike për shkak të Covid-19, qeveria ka shpenzuar para për automjete duke harruar se tashmë prioritet është shëndeti i qytetarëve.

Shpeshherë mazhoranca është akuzuar se po zhvillon tendera sekretë korruptivë dhe po i shpenzon paratë me oligarkët në kohë pandemie dhe duket se veprimi i fundit është një tregues i fortë se opozita mund të ketë të drejtë.

Pak momente më parë, kryeministri Edi Rama krah ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe ambasadorit të BE-së Luigi Soreca inauguroi flotën e re të automjeteve të policisë.

Rama tha se qeveria jonë në bashkëpunim me BE-në pajisën Policinë e Shtetit me 196 automjete të tjera, nga të cilat 49 xhipa si dhe 96 mikrobuza me fletë çeliku për t’u mbrojtur nga gurët apo përplasjet.

“Ky kontribut i përbashkët, ku padiskutim kontributi i BE është i konsiderueshëm veç kontributit të qeverisë. Ne po e transformojmë rrënjësisht Policinë dhe vendin. Disa vite më parë ishte e paimagjinueshme. Policia e shteti ishte në gjendje të mjerë. Flota motorike e Policisë ishte qesharake. Sot ne ju japim të gjithë punonjësve fuqi motorike. Një flotë të tërë mjetesh që do të mundësojnë kushte optimale për operacione speciale dhe të rrezikshme. Nuk mbaron këtu. Ne duam të shkojmë më tutje. Duam të rrisim kapacitetet teknologjike e dixhitale. Mjete më të sofistikuara, drona të fjalës së fundit”, deklaroi kryeministri. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit