Vendi fqinj nuk ka asnjë viktimë nga COVID në 24 orët e fundit

Vendi fqinj nuk ka asnjë viktimë nga…

Greqia ka shënuar një numër të vogël rastesh të reja. Nëntë raste u konfirmuan në 24 orët e fundit teksa asnjë víktimë nuk ka në shtetin fqinj.

Bilanci total ka shkuar në 3 mijë e 121, teksa víktima janë 183. Greqia ka hapur kufijtë për turistët nga 15 qershori për disa vende europiane kurse për vendet jo anëtare të BE vetëm për arsye madhore, këtu përfshihet.

Pavarësisht se nuk ka shifra të larta ditore, Greqia si një nga vendet turistike të BE heziton ta konsiderojë veten si një zonë të sigurt ndaj COVID-19 dhe pse sapo ka nisur sezonin turistik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit