Vendi i BE dhuroi vaksinat për Shqipërinë, Rama: E bëri ngaqë keni Edin kryeministër!

Vendi i BE dhuroi vaksinat për Shqipërinë,…

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët nëse do të tërhiqen paratë që janë dhënë në Covax për të siguruar vaksinën dhe përse nuk është bërë publike ardhja e vaksinave në vendin tonë.

Rama është shprehur se paratë nga Covax nuk do të tërhiqen pasi presin që kjo organizatë të funksionojë dhe të sigurojnë dozat e duhura të vaksinës.

Në lidhje me transparencës së ardhjeve të vakinës në vend ai është shprehur se vendi i BE-së që ka dhuruar vaksinat nuk dëshiron që të bëhet i ditur dhe do të mbëtet konfidencial.

“Së pari Covax nuk është vaksinë është një sistem i ngitur për të garantuar aksesin. Së dyti nuk do i tërheqim paratë sepse s’kemi arsye do të funksionojë një një kohë të caktuar se kur është kjo kohë nuk e dimë. Vendet kanë rendur të bëjë ‘se kush për vete Zoti për të gjithë’.

BE fare mirë mund të linte një pjesë sado të vogla për vendet e rajonit, sikur edhe vetëm për mjekët e Infektivit. Ne do ja çojmë Kosovës një sasi të dozave sepse ne nuk e harrojmë që në radhë të parë jemi njerëz, e para është solidariteti. Kshu që në këtë situatë kemi bërë më të mirën dhe e kemi bërë mirë. Vendet e tjera nuk janë ende në gjendje të fillojnë vaksinën dhe nuk e kanë të qartë se kur do ta nisin.

Zhdoganimi procesi ka filluar të premte dhe sot në orën 0900 është kryer. Vendi që na i ka dhënë ka kërkuar konfidencialitet. Në një ditë të caktuar shpresoj që unë ta them dhe ta falenderoj por për momentin nuk mundem. Ka kërkesa dhe këtë e kërkojnë të gjitha vendet. Sepse nëse një vend e bën këtë për Shqipërinë nuk dëshiron që 12 vende të tjera t’i thonë bëje edhe për ne. Pse e bën për ne, se di , keni Edi Ramën kryeministër,” tha Rama ndër të tjera./newsbomb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit