Vendi po shpopullohet, shqiptarët konkurrojnë indianët për numrin e emigrantëve

Vendi po shpopullohet, shqiptarët konkurrojnë indianët për…

Shqipëria është një vend që laget nga dy dete, ka 300 ditë me diell, ka resurse natyrore të pafundme, pasuri nëntokësore si kromi dhe nafta, ka toka pjellore e prapëseprapë, shqiptarët duan të largohen drejt Europës. Numri i emigratëve sa vjen dhe rritet, me Shqipërinë që zbrazet dhe të lënë në mëshirë të fatit.

Një raport i Eurostat thotë se shqiptarët renditen të nëntit në listën e qytetarëve që shkojnë në BE nga vende jo anëtare, duke u renditur më lart se indianët që kanë një popullsi prej 1.4 miliardë banorë. Numrin më të lartë të emigrimeve e mban Maroku, ndjekur nga Turqia e më pas Siria që është në luftë të vazhdueshme.

Lista vijon me kinezët e më pas britanikët që duan të jetojnë në vendet e BE-së pas daljes së vendit të tyre nga Unioni, ndjekur nga ukrainasit, rusë dhe algjerianët. Pas këtyre vendeve vjen Shqipëria si vendi me më shumë emigrantë, ndjekur nga India.

Sipas statistikave të tjera të Eurostat, në vitin 2021, në BE kishte gjithsej rreth 570 mijë shtetas shqiptarë, shifër kjo që padyshim është shumë herë më e lartë. Italia mban peshën kryesore me rreth 433 mijë persona. Në Gjermani, numri i shtetasve shqiptarë është rritur ndjeshëm vitet e fundit duke arritur në 77 mijë persona dhe në Francë në 33 mijë.

Mirëpo Eurostat nuk raporton të dhënat për Greqinë, ku shtetasit shqiptarë janë më të shumtë në numër sesa në Itali dhe vende të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit