Vendimet e gjykatave ndërkombëtare/ KLSH: Shqipëria do të paguajë 388 mln euro

Vendimet e gjykatave ndërkombëtare/ KLSH: Shqipëria do…

Shteti shqiptar pritet të nxjerrë nga buxheti i saj rreth 388 milionë euro dhe këto për të paguar vendimet e gjykatave ndërkombëtare. Kjo faturë është evidentuar nga KLSH e cila e ka deklaruar në një raport për Kuvendin e Shqipërisë.

Shqipëria ka qenë e paditur në gjykatat e huaja ndërkombëtare dhe arbitrazhin ndërkombëtar në 14 çështje gjyqësore. vendimet janë dhënë për 9 çështje, ndërsa 5 prej tyre presin gjykim. Sa i përket 9 çështjeve, 5 çështje, në vlerën 388,479,560 euro, janë vendime në disfavor të Shtetit Shqiptar, ndërsa në 4 çështje, në vlerën 10,651,257 euro, janë rrëzuar pretendimet e palës paditëse dhe vendimi ka rezultuar në favor të shtetit tonë.

KLSH:

Zbatimi i këtyre vendimeve në Shqipëri bëhet pas njohjes së tyre nga gjykatat e apelit vendas, në çdo rast ekziston mundësia që pala paditëse, për zbatimin e këtyre vendimeve, t’i drejtohet gjykatave të shteteve të tjera, ku shteti shqiptar disponon të drejta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit