Vendimet/ Vetingu shkarkon dy gjyqtarë apeli

Vendimet/ Vetingu shkarkon dy gjyqtarë apeli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi sot të shkarkojë nga detyra dy gjyqtarët Bernina Kondi dhe Petrit Aliaj.

KPK e justifikoi vendimin me argumentin se Kondi e Aliaj nuk justifikojnë pasurinë.

Prej vitit 2013 Kondi ka ushtruar detyrën si gjyqtare e Gjykatës Administrative të Apelit, ndërsa Aliaj, po prej këtij viti, ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Të premten KPK-ja kishte shqyrtuar figurën e këtyre gjyqtarëve mbi bazën e kritereve të pasurisë dhe profesionalizmit.

Kondi e ka nisur karrierën në gjyqësor pas vitit 2004, fillimisht në Berat, ndërsa Aliaj prej vitit1995 me fillimet në Delvinë dhe Sarandë.

Më parë në vitin 2004 Aliaj ishte shkarkuar nga Këshill i Lartë i Drejtësisë për veprime “në kundërshtim me detyrën”, por shkarkimi u revokua dy vite më vonë te Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit