VENDIMI/ E drejta TV dhe çmimet e biletave, Autoriteti i Konkurrencës kërcënon FSHF-në

VENDIMI/ E drejta TV dhe çmimet e…

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim ndaj institucionit të futbollit shqiptar dha ka arritur në këtë konkluzion: “Për konstatimin e abuzimit me pozitën dominuese të Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me aktivitetin ekonomik që zhvillon dhe dhënien e kushteve dhe detyrimeve”. E thënë ndryshe, Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar shkelje të rënda sa i përket shitjes së të drejtës televizive, si dhe çmimeve të biletave të ndeshjeve të Kombëtares, madje duke marrë për bazë ankesat e tifozëve për takimet eliminatore Shqipëri-Andorrë dhe Shqipëri-Francë gjatë vitit të kaluar.

“Detyrimin e FSHF-së në të ardhmen për lidhjen e çdo kontrate që vendos të drejta ekskluzive ose të drejta të veçanta në territorin e Republikës së Shqipërisë, për ndërmarrje ose produkte të caktuara, të realizojë procedura prokurimi transparente, jo diskriminuese duke mos vendosur kritere kufizuese dhe përjashtuese në tregun përkatës. Këto kontrata të sillen për vlerësim paraprak pranë Autoritetit të Konkurrencës.

Detyrimin e FSHF të hartojë një metodologji për përcaktimin e çmimeve të biletave, me qëllim orientimin drejt kostos të shërbimit dhe çmimit të biletave. Sjelljen për vlerësim paraprak të metodologjisë pranë Autoritetit të Konkurrencës. Në rast të mos përmbushjes së kushteve dhe detyrimeve të përcaktuara në dispozitivin e këtij vendimi, FSHF ndëshkohet me gjobë deri në 5 % të xhiros mesatare ditore për shkelje të rëndë të konkurrencës në zbatim të nenit 76, pika 1, germa (a) të ligjit nr. 9121/2003”, citohej ndër të tjera në vendimin e Autoritetit i Konkurrencës.

 

/Panorama

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit