
Një gjykatëse në Colorado ka vendosur që ish-presidenti Donald Trump është përfshirë në grusht shteti në 6 Janar të 2021 por ka refuzuar tentativën për të hequr Trump nga fleta e votimit për primaret në partinë republikaneve që do të zhvillohen në 2024 duke dalë në konfluzion se amendamenti i 14 në kushtetutë nuk aplikohet tek presidentët.
Nga trazirat të cilat u zhvilluan në 6 Janar në 2021 pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në 3 Nëntor të 2020 deri më tani janë arrestuar më shumë se 1 mijë protestues dhe më shumë se 500 janë shpallur të fajshëm, referuar Departamentit të Drejtësisë.
Gjyqtarja Sarah Wallace arriti në përfundimin se Trump u përfshi në një kryengritje më 6 janar 2021 përmes nxitjes së turmës dhe se Amendamenti i Parë nuk mbron fjalimin e Trump në parkun presidencial Ellipse atë ditë. Ajo zbuloi gjithashtu se Trump veproi me qëllimin specifik për të prishur certifikimin e Kolegjit Zgjedhor të fitores elektorale të Presidentit Biden përmes mjeteve të paligjshme.
Vendimi i marrë të premten nga gjyqtarja Wallace vjen pas vendimit të gjyqtarëve në shtetet Minnesota dhe Michigan ku gjithashtu refuzuan të hiqnin Trump nga fleta e votimit të primareve në partinë republikane.
Amendamenti i 14 i Kushtetutës së Amerikës përcaton qartë se asnjë shtet nuk mund të bëjë ligje apo të kufizojë privilegjet apo imunitetet e shtetasve të Amerikës.