Vendimi i KLGJ për Dvoranin/”Shpërthen” Manjani: Nuk ka as b*thë të zbatojë Kushtetutën

Vendimi i KLGJ për Dvoranin/”Shpërthen” Manjani: Nuk…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas vendimit te KLGJ lidhur me përfundimin e mandatit të kreut të KED, Ardian Dvorani.

Sipas Manjanit, ky vendimi që nuk merr vendim i KLGJ, por që do të pyesë medemek ekspertët e USAID dhe EURALIUS, është trishtim i madh.

“Trishtim kur sheh se si institucioni i ri i Reformës nuk ka as bythë të zbatojë drejtpërdrejt Kushtetutën e Republikës!
Kushtetutën, jo interpretimet rreth saj, as të Presidentit po deshën, por të Gjykatës Kushtetuese e kanë me detyrim. Edhe njëherë e përsërisim se Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese e thonë qartë që “Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë është 9 vjet” .
Pra vetëm 9 vjet! Jo 9+ sa ti dojë qejfi vetë gjyqtarit!!! Çfarë llogjike është kjo?!
Është krejt e thjeshtë dhe e qartë është kjo punë. Artimetikë e klasës së katërt. Thjesht në numërojnë sa vite ka në detyrë gjyqtari Ardian Dvorani. Se ç’punë ka USAID e EURALIUS të japë mendim mbi qëndrimet zyrtare të shtetit, këtë vetëm KLGJ e di!!!!”, shkruan Manjani.

Më tej ai ngre pyetjen se “si ka mundësi që disa ekspertë pa emër e pa cv, të paguar për t’i shërbyer qeverisë na zëvendësokan Kushtetutën, Gjykatën Kushtetuese e madje edhe vetë KLGJ?!”

LEXO EDHE:  “Vendimi i gjykatës turp juridik!”/ Manjani: Sinjal i qartë rreziku

“Po ti kërkojnë mendim Komisionit të Garancive Statutore të PS më mirë.
Edhe juristët e Kryeministrisë, të Kodifikimit po e po, janë më bindës sesa USAID e EURALIUS. Çfarë lesh reforme quhet kjo?!
Pa shpresë…!”, përfundon Manjani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit