Vendimi i Kosovës për targat, i vihet flaka makinës në pronësi të serbit

Vendimi i Kosovës për targat, i vihet…

Qeveria e Kosovës miratoi një plan për zbatimin e vendimit për targat, që parashihet të zgjasë deri më 21 prill. Një veturë është djegur në orët e para të mengjesit, e cila ishte pronë e një banori të komunitetit serb.

Në fund të muajit tetorit dy vetura të tjera që konvertuan targat në RKS u dogjën në Leposaviq. Sipas Ministrisë së Brendshme, deri më 31 tetor 20 vetura kanë shfrytëzuar afatin për t’i kthyer targat nga ilegale në RKS.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private, kryesisht ndaj veturave të regjistruara me targa lokale RKS”, kanë bërë të ditur autoritetet kosovare të sigurisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit