Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka urdhëruar ish-kryeministrin Sali Berisha që të paraqitet 2 here në muaj pranë oficerit gjyqësor në SPAK. Kjo pasi GJKKO i ka vendosur Berishës ditën e sotme masën e sigurisë detyrim paraqitje. Berisha duhet që të shkojë çdo të hënë të parë dhe të tretë të muajit në SPAK. Po ashtu në njoftimin e GJKKO është theksuar se ndalohet që Berisha pa autorizimin e Gjykatës të dalë nga vendi.

Në njoftim thuhet se, shtetasi nën hetim Sali Berisha, të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00 para oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për shtetasin nën hetim Sali Berisha