Vendimi i qeverisë sjell protesta në Tiranë

Vendimi i qeverisë sjell protesta në Tiranë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi sot vendimin e qeverisë që ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve.

Shoqata e Bareve bëri me dije se do të protestojë kundër vendimit të qeverisë. Protesta do të mbahet më 21 korrik në orën 12:00, përballë godinës së Kryeminsitrisë.

Sipas njoftimit, Shoqata i kërkon qeverisë ta mbështesë dhe:

  • Të shtohen masat distancuese, pa mbyllur aktivitetet e bareve me ambiente të jashtme.
  • Të monitorohen masat individuale te klientëve pa penalizuar biznesin qe është ne kushte falimenti.
  • Shoqata e quan këtë vendim absurd, pasi vatër e përhapjes së infeksionit janë edhe spitalet Covid-19.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit