Vendimi/ Italia do të pajisë me dokumenta punëtorët në sektorin e bujqësisë

Vendimi/ Italia do të pajisë me dokumenta…

Një mosmarrëveshje midis partive qeverisëse të Italisë për rregullimin e emigrantëve të paligjshëm që punojnë si punëtorë në fushat bujqësore po ngadalëson miratimin e pakos së fundit të ndihmës që synon të mbështesë familjet dhe kompanitë gjatë bllokimit.

Paketa e re stimuluese, e quajtur “Rilancia Italia” (Relaunch Italia), ka një vlerë prej 55 miliardë € dhe pritej të lëshohej tashmë në fund të prillit, por miratimi i saj është akoma i bllokuar. Arsyeja e grindjes është rregullimi masiv i qindra mijëra emigrantëve që kryesisht punojnë në sektorin e bujqësisë dhe qëndrimi i të cilëve në Itali nuk legalizohet zyrtarisht.

Ministri i Ekonomisë i Italisë Roberto Gualtieri mohoi të hënën (11 maj) se çështja po shkaktonte tension në koalicionin qeverisës, duke shtuar se qeveria po kërkon vetëm zgjidhjen më të mirë. Ai gjithashtu njoftoi se sigurisht që do të ketë një rregullim, i cili do të jetë “i nevojshëm jo vetëm sepse ka mungesë të punës, por edhe sepse do të ndihmojë për të sjellë punë të padeklaruar”. Megjithatë, burime nga Lëvizja Pesë Yje në pushtet (M5S) i thanë agjencisë së lajmeve ANSA se, megjithëse teksti tani është përmirësuar, ende nuk është arritur një marrëveshje për këtë çështje.

Lëvizja 5 yjet, hodhi poshtë propozimin e fundit të paraqitur nga Ministrja e Brendshme, Luciana Lamorgese dhe Ministrja e Bujqësisë, Teresa Bellanova i cili do të siguronte një rregullim për emigrantët ilegalë që kanë punuar në Itali para 8 Marsit, thjesht duke paguar një grant prej 400 €. Javën e kaluar, Teresa Bellanova kërcënoi të jepte dorëheqjen nëse qeveria nuk rregullonte qëndrimin e mbi 600,000 migrantëve të paligjshëm që punojnë në fermat italiane.

Sipas partisë qendrore të Bellanova, Italia Viva, këta emigrantë rrezikojnë të shfrytëzohen nga organizatat kriminale nëse shteti nuk u jep atyre njohje ligjore. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit